Shqipëria e dyta për gjobat nga UEFA, në Gjermani e kalon vetëm Kroacia
Shqipëria ka qenë një ndër skuadrat që ka pasur mbështetjen më të madhe në Gjermani gjatë këtij Europiani, por nuk ka mundur që të shmang dhe gjobat e majme të marra nga UEFA.
Në një raport të publikuar së fundmi për ndeshjet e grupeve, rezulton e Kombëtarja jonë është e dyta për gjobat e marra në 3 ndeshjet e para. Në krye qëndron Kroacia me 220 mijë euro, e ndjekur nga Shqipëria me 171 mijë euro.
Interesant është fakti se në vendin e tretë qëndron Serbia me 166 mijë euro, e ndjekur nga Turqia dhe Zvicra. Në total UEFA ka arkëtuar nga gjobat plotë 1.3 milionë euro vetëm nga faza e grupeve. /Rozalb Lika-Koha Jonë/