Shqipëria e femrave sfidon sot Qipron në sfidën e vlefshme për Nations League

Shqipëria e vajzave zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës “play-out” kundër Qipros, e vlefshme për qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Skuadra kuqezi zbriti pasditen e djeshme në fushën e stadiumit “Antonis Papadopoulos”, ku do të zhvillohet ndeshja.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Armir Grima ka folur për fshf.org duke treguar gjendjen e skuadrës, mungesat dhe objektivin e qartë të ekipit, që është fitorja.

“Është një stërvitje ambientuese me stadiumin, ku vajzat po ambientohen me fushën ku do të luajnë nesër. Gjendja është e mirë, përjashto dëmtimin e Fortesa Berishës dhe problemin që kishim me Erjona Emerllahun. Ne jemi besimplotë, kemi dëshirë, vajzat kanë dëshirë dhe entuziazëm dhe mendoj se duhet të dalim faqebardhë për këto dy ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

A luajmë nesër për fitore? “Patjetër që do të luajmë për fitore. Për të dalë faqebardhë na duhet vetëm fitorja”, – përfundoi trajneri Grima për fshf.org.

Swiss Digital Mobile Reklama

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Erjona Emerllahu nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje për shkak të mospajisjes në kohë me pasaportën shqiptare. Nga ana tjetër, Fortesa Berisha do të mungojë si në sfidën e nesërme, ashtu edhe në ndeshjen e kthimit, për shkak të një dëmtimi. Ndeshja Qipro-Shqipëri, që do të luhet këtë të premte në ora 18:00.

UEFA Nations League| Shqipëria e vajzave gati për sfidën në Qipro. Trajneri Grima: Luajmë për fitore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?