Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, mund me dy gola Bjellorusinë (VIDEO)

Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, mund me dy gola Bjellorusinë (VIDEO)

Sporti
E premte, 4 Shtator 2020 22:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, duke marrë një fitore të pastër 2-0 në Minsk ndaj Bjellorusisë vendase. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja zhvilluan një ndeshje të mirë, duke mos e vendosur thuajse në asnjë moment në diskutim fitoren.

Kronika e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi

PJESA E PARE – Sfida nisi më mirë për kuqezinjtë tanë që dhanë sinjalin e parë me Cikalleshin që në minutën e 6-të pas një krosimi të Trashit nga krahu i majtë. Po me të njëjtën kombinim, disa minuta më pas Manaj provon të krijoj një rast shënimi, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit. Këmbëngulja e skuadrës së Rejës do të shpërblehej në minutën e 23-të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sokol Cikalleshi me një rrotullim fantastik në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Gutor. Kuqezinjtë pas golit të shënuar me kalimin e minutave humbasin agresivitetin, duke mos rrezikuar shumë në gjysmëfushën e kundërshtarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rez. 0-1 Shqipëria ka arritur që të zhbllokojë shumë shpejtë sfidën ndaj Bjellorusisë. Në minutën e 23-të, Sokol Cikalleshi shkarkon të majtën nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës së bjellorusëve.

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

13 Nëntor 2026, 22:47
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

13 Nëntor 2026, 22:21
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

13 Nëntor 2026, 16:02

PJESA E DYTE – Shqipëria nuk ngulmon shumë duke u përqendruar më shumë në mbrojtjen e rezultatit. Vendasit ndërkohë shtojnë presionin teksa në minutën e 65-të, do të krijonin një mundësi të mirë shënimi, por për fatin e mirë, topi do të shkonte në duart e portierit Strakosha. Reja vendos të ndërhyjë vetëm në minutën e 58-të, duke parë lodhjen e lojtarëve.

Në fushë futet Odise Roshi që merr vendin e Trashit. Pak minuta më pas u aktivizua edhe Balaj në vend të Cikalleshit për të freskuar disi fazën e avancuar. Shqipëria arriti që të gjejë golin e dytë në minutën e 78-të, në momentin më të mirë të kundërshtarëve. Pas një aksioni të shpejtë, Keidi Bare bën gjithçka mirë në zonë, duke shënuar me të djathtën.

Minutat e fundit ishin të thjeshta për kuqezinjtë që duhet që thjeshtë të administronin rezultatin. Hysaj në minutën e 91-të kishte energji për të luajtur në sulm, kur tentoi me një goditje të fortë, por pa sukses. Me këtë fitore Shqipëria merr kreun e Grupit 4 në Ligën C me 3 pikë, po aq sa edhe Kazakistani, që gjithashtu fitoi 2-0 kundër Lituanisë.

Rez. 0-2 Shqipëria ka arritur që të gjejë golin e dytë në minutën e 78-të, në momentin më të mirë të kundërshtarëve. Pas një aksioni të shpejtë, Keidi Bare bën gjithçka mirë në zonë, duke shënuar me të djathtën.

/Rozalb Lika-Koha Jone/

BJELLORUSI-SHQIPERI 0-2

Golat: Cikalleshi 23′, Bare 78′

FORMACIONET

BJELLORUSI: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. Trajner: M. Markhel.

SHQIPËRI: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

Etiketat e lidhura

BjellorusiLigandeshjaRozalb Likashqiperi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 1 ore

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 1 ore

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 14 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 10 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 13 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.