Shqipëria e Serbia sot në pritje të vendimit të Apelit, seanca dëgjimore zgjati 6 orë
mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe. Komsioni Juridik dëgjoi sot në një seancë maratonë argumentimet e të dyja palëve dhe ndryshe nga sa u raportua se do të ketë një datë tjetër për vendimin, verdikti final pritet të jepet pasdite vonë. Mëspohet se pala shqiptare është shumë e qartë, në kërkesën e saj, për të marrë në tavolinë 3- pikëshin e ndeshjes, duke denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj lojtarëve tanë, në fushën e blertë. Pala shqiptare ka kërkuar 3 pikët në Apel, duke i bazuar argumentat e saj te dhuna e ushtruar si psikologjikisht, gjithashtu dhe fizikisht në stadiumin e “Partizanit” të Boegradit. Apelit i janë paraqitur dhe provat, pamjet filmike dhe foto që vërtetojnë këtë pretendim, ndërkohë që pala serbe kërkon që t’i hiqet penalizimi prej 3- pikësh, për shkak të dhunës së tifozerisë së saj, ose të përsëritet ndeshja. Në Komisionin e Apelit, në krahasim me atë të Disiplinës, ekzistojnë hapësirat e debatit juridik, duke i dhënë mundësinë e vlerësimit të rrethanave në të cilat ndodhën ngjarjen e Beogradit. Opsioni i parë i Apelit është lënia në fuqi e vendimit të Disiplinës, i dyti është riluajtja e ndeshjes pa tifozë dhe në një fushë asnjanëse dhe e treta, dhënia e 3- pikëve në tavolinë Shqipërisë si dhe rikthimi i tre pikëve të hequra Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

