Kombëtarja shqiptare luajti shumë dobët, pëson humbjen e radhës në Ligën e Kombeve (VIDEO)
Shqipëria vijon momentin delikat në Ligën e Kombeve, duke pësuar një tjetër humbje këtë herë në Çeki. Skuadra e drejtuar nga Sylvinho pësoi një disfatë 2-0 në “Epet Arena”, në një ndeshje të luajtur shumë dobët.
Ndërkohë tifozët vendas ishin protagonist me episode të turpshme. Pas njërës prej portave, aty ku janë të vendosur tifozët ultras të Çekisë, 3 flamuj të Shqipërisë janë vendosur qëllimisht kokë poshtë, ndërsa ngjitur me ta është harta e Kosovës në flamurin e Serbisë,
Sa i përket ndeshjes, Çekia dominoi në 45 minutat e para, ndërkohë që golin e gjeti që në minutën e 3-të me Chory. Reagimi i Shqipërisë ishte vetëm me një goditje nga distanca e Bajramit.
Edhe në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi. Vendasit gjetën një tjetër gol me Chory, i cili rezultoi si i sigurisë. Asllani dha iluzionin e një goli që u mohua nga një pritje fantastike e portierit vendas. Shqipëria mbetet vetëm me 3 pikë, dhe ka pak shanse që të dalë mirë në këtë grup në Ligën e Kombeve.
Eshtë ndeshja e dytë që ekipi sikur nuk është në fushë, ekipi duket i venitur, trajneri sikur se ka hyrë në një udhë qorre.
Në ndeshjen me Gjeorgjinë në Tiranë ekipi shqiptar nuk bëri asnjë gjuatje në portën kundërshtare dhe humbëm, kurse në Çeki vetëm një rast, por ekipi duhet thënë pa ndrojtje se nuk është më ai ekipi që kemi parë në Europian.
/Rozalb Lika-Koha Jonë/
ÇEKI-SHQIPËRI 2-0
1’ Starton dueli në “Epet Arena”, të pranishëm janë mbi 1 mijë shqiptarë
3’ GOL – Çekia e nis në mënyrën më të mirë duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës. Chory realizon me një kthesë të bukur brenda zonës.
🚨🚨| GOAL: Chory opens scoring!
Czechia 1-0 Albania
— Transfer Sector (@TransferSector) October 11, 2024
21’- Asani dhuron pasim fantastik Dakun në zonën e Çekisë, por ulmuesi kuqezi nuk finalizon si duhet dhe humbet topin.
24’- Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë. Nedim Bajrami provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi shkon fare pak jashtë kuadratit.
🇦🇱 | Nedim Bajrami comes close to equalizing after a curling effort goes wide. pic.twitter.com/GEz0ngsdJx
— RidvanLoyal (@RidvanLoyal) October 11, 2024
36′ – Qazim Laçi shfaqet i pambuluar në hyrje të zonës. Mesfushori pason për Asllanin, por ky i fundit nuk arriti të vihej në kontakt me topin.
63’ GOL – Çekia shënon sërish me Chory, i cili shfrytëzon më së miri një pasim nga krahu duke mposhtur portierin Strakosha me një goditje me kokë.
CHORY SCORES A BRACE TODAY WHAT A PERFORMANCE FROM HIM
CZECHIA 2-0 ALBANIA
pic.twitter.com/I0JnkRtOCm— Libor 🏁🏎️⚽️ (@l_torinsky) October 11, 2024
FORMACIONET
ÇEKI: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc
SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.