Shqipëria fiton Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit të IPA, Kryebashkiaku Benet Beci përgëzon ekipin fitues

Shqipëria ka fituar Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë të organizuar nga IPA World, një ngjarje e rëndësishme sportive që këtë vit u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Ekipi shqiptar i IPA Albania arriti të rrëmbejë trofeun duke dhuruar emocion dhe krenari për vendin.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar ekipin fitues dhe i ka përgëzuar jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për kontributin e tyre në organizimin e këtij eventi të madh ndërkombëtar.

“Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës ‘Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025’, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota,” u shpreh Beci.

SHKARKO APP