Shqipëria humb dy pozicione në FIFA, Serbia çuditërisht para nesh

Portugalia pozicionohet më mirë, në vend të 7-të,  ndërsa Danimarka ndodhet në vend të 30-të për muajin e fundit. Shqipëria pozicionohet katër vende më poshtë se Serbia (e 46-ta), ndonëse kjo e fundit ka vetëm një pikë në grupin tonë eliminator. Serbia ka mbetur në vend-numuro, krahasuar me një muaj më pare, edhe pse humbi 3-1 me Danimarkën, në një ndeshje më parë. Ndoshta fitorja në miqësoren e kaluar në Greqi, 0-2, ka ndikuar në këtë pozicion të saj. Gjermania, kampione e botës është në vend të parë. Pas saj, në vend të dytë rënditet Argjentina, dhe në vend të tretë Kolumbia. Belgjika është ngjitur në vend të katërt, para Holandës, që doli e treta në Botërorin Brazil 2014. Brazili, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguai formojnë 10 ekipet e para në renditjen më të mirë. Për muajin nëntor, Anglia ka ngjitur 7 vende dhe rënditet në vend të 13-të, Rumania 6 vende, e 15-ta, si dhe Çekia ka ngjitur 5 vende dhe ndodhet e 17-ta, për muajin e fundit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?