Shqipëria humbet 10 vende në FIFA

Humbja e miqësores me Austrinë i ka kushtuar plot 10 vende në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s Kombëtares Shqiptare. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi rrëshkasin në vendin e 45 në klasifikimin e muajit të fundit, duke humbur terren.

Në krahasim me muajin paraardhës ku Shqipëria numëronte 754 pikë, tashmë kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 632 pikëve, duke lënë pas kombëtare si Peruja, Norvegjia, Australia apo Serbia. Kundërshtarët e grupit në Euro 2016 mbeten të pozicionuar më lart se kombëtarja kuqezi pasi Franca ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 21, ndërsa Zvicra edhe pse ka humbur dy pozicione, rënditet në vendin e 14 të klasifikimit botëror.

Edhe Rumania ka humbur tre pozicione duke zbritur në vendin e 19, ndërsa Ukraina që do të përballet në miqësoren e 3 Qershorit me ekipin e De Biasit, mban vendin e 22. Përsa i përket kreut të klasifikimit, Argjentina rrëmben pozicionin e parë në dëm të Belgjikës që zbret në të dytin dhe ndiqet nga Kili, Kolumbia, Gjermania, Spanja dhe Brazili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?