Shqipëria humbet përballë Luksemburgut

Nëse me Italinë, Spanjën apo Bosnje Hercegovinën humbjet mund të quhen normale, ndaj një ekipi modest si Luksemburgu nuk ka asnjë justifikim.

Një ndeshje për t’u harruar kjo e sotmja, ku kuqezinjtë në pjesën e parë humbën shumë raste, duke mos arritur të jenë të saktë para portës së vendësve. Në fraksionin e dytë Roshi kalon tanët në avantazh, duke krijuar imazhin e fitores.

Luksemburgu duke përfituar nga gabimet e skuadrës sonë përfaqësuese në mbrojtje shënon dy herë radhazi, duke turpëruar të besuarit e De Biasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo humbje në miqësore përballë një ekipi modest si Luksemburgu përveçse lë një shije të hidhur, më tepër të ngjall panikun sepse pas një jave kuqezinjtë do të luajnë në Izrael ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Ky ishte një test përpara kësaj sfide, me kuqezinjtë që jo vetëm zhgënjyen, por nuk premtojnë aspak. Humbën 2 me 1 përballë Luksemburgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?