Shqipëria mund Hungarinë në Budapest, falë golit të talentit Broja. Jemi në vendin e dytë në grup, pas Anglisë
Ëndrra për të ruajtur vendin e dytë dhe për të shkuar në Kupën e Botës mbetet ende e ndezur. Kombëtarja jonë ka arritur që të marrë një fitore historike 1-0 në transfertën ndaj Hungarisë, në duelin e luajtur në stadiumin hungarez “Puskas Arena”.
Pjesa e parë dhuroi shumë pak emocione, duke evidentuar vetëm një goditje të Keidi Bare-s nga distanca që u devijua nga mbrojtësit vendas. Në fillimin e pjësës së dytë, Myrto Uzuni bëhet protagonist në dy raste duke humbur një mundësi përballë portierit, dhe më pas ja jep topin në dorë pas një goditje me kokë.
Hungaria u kundërpërgjigj me një rast të mbrojtësit Slazai, që për fatin tonë të mirë shkoi në shtyllë. Reja ndërhyri duke aktivizuar Brojën dhe Manajn në 20 minutat e fundit. Armando Broja e shpërbleu mjaft mirë besimin e trajnerit duke shënuar një super gol në minutën e 80-të me driblime mjaft të mira dhe një goditje nga një pozicion shumë i vështirë.
Ishte gol botëror i Brojës.
HUNGARI-SHQIPERI 0-1
1′ Starton ndeshja ne “Puskas Arena”
10’ Keidi Bare ka një mundësi shumë të mirë në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet në mbrojtjen e vendasve
20′ Ismajli largon një rrezik të hungarezëve në këndore. Për fat topi u largua nga mbrojtësit tanë në këndore.
30’ Federic Veseli futet në fushën e lojës, duke zënë vendin e Gjimshitit, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të vijonte lojën
42’ Myrto Uzuni ka një shans të artë përballë portierit, por sulmuesi beratas gabon duke mos arritur që ta mposhtë. Arbitri gjithsesi jep pozicion jashtë loje pas përfundimit të aksionit
46’ Pjesa e dytë nis mjaft mirë për vendasit që shpërdorojnë një mundësi të artë shënimi me Solloi që gaboi nga një pozicion shumë i favorshëm
50’ Cikalleshi ka një rast të artë brenda zonës, por bllokohet nga mbrojtësi vendas me trup, edhe pse sulmuesi këmbënguli për prekje të topit me dorë
58’ Myrtro Uzuni del mjaft mirë me një kundërsulm të shpejt dhe vendoset thuajse përballë portierit, por sërish sulmuesi shqiptar nuk arrin të mposht portierin Gulasci
65’ Trashi jep një asist perfekt në zonë për Uzunin, por sërish ky i fundit është i pafat, duke e dërguar topin në duart e portierit kundërshtar
74’ Hungaria i afrohet shumë pranë golit të avantazhit me mbrojtësin Szalai, por devijimi i tij përfundon në shtyllën e majtë të portës së Berishës
80’ GOOOL Armando Broja është i jashtëzakonshëm. Sulmuesi i talentuar dhuron spektakël në “Puskas Arena” duke shënuar nga një pozicion shumë i prirët.