Shqipëria i rrëmben Kosovës një tjetër lojtarë? Ja surpriza e parë e trajnerit Maran

Epoka e re e Rolando Maran në krye të Shqipërisë ka nisur zyrtarisht, me teknikun italian që ka marrë drejtimin e skuadrës kuqezi dhe ka filluar menjëherë punën për ndërtimin e grupit të tij.

62-vjeçari, i prezantuar të martën në konferencë për shtyp, pritet të fokusohet fillimisht te përzgjedhja e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku Shqipëria do të përballet me Izraelin më 3 qershor dhe Luksemburgun më 6 qershor.

Burime pranë ambientit kuqezi bëjnë me dije se trajneri italian po vëzhgon një sërë futbollistësh me potencial, të cilët ende nuk kanë krijuar hapësira të rëndësishme me përfaqësuese të tjera dhe mund të përfaqësojnë alternativa të vlefshme për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej emrave që ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik është Ron Raçi. Mbrojtësi që aktivizohet te HNK Hajduk Split konsiderohet një profil interesant për repartin defensiv, ndërsa ende nuk ka regjistruar paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e aktivizimit me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata shqiptare raportohet se po punon për ta bindur futbollistin të zgjedhë fanellën kuqezi, ndërsa Maran e sheh atë si një alternativë me karakteristika të veçanta për mbrojtjen.

Raçi luan në qendër të repartit mbrojtës dhe dallohet për faktin se preferon këmbën e majtë, një profil që aktualisht konsiderohet i munguar në organikën e kombëtares shqiptare. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Trepça, Prishtina, Besa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?