Shqipëria kërkon fitoren në Letoni, ja formacioni i mundshëm!

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin “Skonto Stadions” me Letoninë. Kuqezinjtë zhvilluan ditën e djeshme stërvitjen zyrtare në Riga para ndeshjes me Letoninë.
Shqipëria në këtë ndeshje nuk do të ketë të dy mbrojtësit qendror që u aktivizuan ndaj Serbisë: Gjimshitin për shkak kartonësh dhe Ajetin p[ër shkak dëmtimi. Pjesa tjetër e lojtarëve u stërvitën për rreth 1 orë normalisht, me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike.
Sa i përket formacionit, në portë do të konfirmohet Strakosha, Në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka një balotazh mes Hysajt dhe Balliut, me këtë të fundit që po projektohet si titullar pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria do të shoh më shumë drejt sulmit.
Sylvinho pritet të sakrifikojë një nga tre mesfushorët e tij, me shumë mundësi Laçin për t’i dhënë ekipit më tipare sulmuese ku Bajrami projektohet nga minuta e parë në rolin e fantazistit.
Dilemë më vete mbetet edhe qendra e sulmit, por trajneri beson shumë tek Rey Manaj, i mbështetur nga dyshja Arbër Hoxha, Armando Broja në krah.