Shqipëria kërkon mrekullinë në Leskovac, sfidon Serbinë mes masave ekstreme të sigurisë
Sfida këtë mbrëmje në Leskovac me masa ekstreme sigurie mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk është veç për trofe apo pikë, por është për kontekst, identitet dhe simbolikën kombëtare. Loja është me rëndësi për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026.
Sfida luhet në orën 20:45, në stadiumin e Leskovacit, shumë pranë kufirit me Kosovën. Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë në grupin K, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por rivalët ballkanas kanë një ndeshje më pak se kuqezinjtë. Ndeshja pritet që të luhet në kushte të rrepta sigurie, teksa nuk ka pasur bileta në treg, nga frika e huliganëve serb që në ndeshjet e fundit kanë shkaktuar shumë probleme. Ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje do të mungojnë tifozët shqiptar.
Formacioni i Shqipërisë:
Me uniformën e bardhë do përballet sot Shqipëria kundër Serbisë në Leskovac. Duke qenë udhëtues dhe me serbët vendas që kanë uniformën e parë të kuqe, tanët janë detyruar të luajnë me fanellën e dytë. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe formacionin kuqezi. Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
Formacioni i Serbisë:
Petrović-Milosavljević, Veljković, Pavlović-Maksimović, Stanković, Živković, Kostić, Samardžić-Vlahović, Mitrović.
Në formacion spikat rikthimi i Filip Kostiç në krahun e majtë, ndërsa Milosavljević dhe Stanković do të jenë titullarë nga minuta e parë.
Lajme të tjera për ndeshjen
Fotolajm/ Ekipi kuqezi mbërrin në stadiumin e Leskovacit
Serbia zbulon formacionin ndaj Shqipërisë, hedh në fushë dy sulmues
FSHF zbulon fanellat me të cilat do të luajë Shqipëria ndaj Serbisë (VIDEO)
Serbia arreston një shtetas italian me fanellë të UÇK-së para ndeshjes me Shqipërinë
Formacioni zyrtar/ Beteja për fitore ndaj Serbisë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm
VIDEO/ Ja si duket situata në stadiumin ”Duboçica” pak orë para sfidës Serbi-Shqipëri
Skena të pabesueshme në Leskovac para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë
90 minuta futboll? Banderola që po ”tërbon” serbët
Mbrëmje historike sonte për Hysajn në Leskovac, do të arrijë Canën
200 tubime në Serbi, madje edhe në Leskovac ku do të luhet sfida me kuqezinjtë
Frikë në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, dyshohet për praninë e tifozëve shqiptarë në stadium
ChatGpt parashikon ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë, ja rezultati
Redi Jupi: Serbët na thanë mund të fitoni ju, sonte mund të realizohet ëndrra e çdo shqiptari
Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar në stadium
Serbi-Shqipëri/ Delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
KOHA JONË SONDAZH







