Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë kundër Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K të kualifikimeve të Botërorit 2026. Përballja do të luhet në “Air Albania” nga ora 20:45 dhe tri pikët konsiderohen jetike për ëndrrën kuqezi.

Atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë, megjithëse interesi për biletat nuk ka qenë në nivelet e zakonshme. Policia ka paralajmëruar masa sigurie, duke bllokuar rrugët rreth stadiumit që prej orës 17:00 dhe duke ndaluar futjen e sendeve të rrezikshme.

Trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime të shumta, krahasuar me miqësoren ndaj Gjibraltarit. Strakosha rikthehet në portë, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj formojnë mbrojtjen; Asllani, Berisha dhe Shehu në mesfushë; Broja e Hoxha nga krahët, me Daku dhe Manaj në balotazh për qendërsulmues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Sylvinho është detyruar nga rregullat e UEFA-s që të ketë të gatshëm 23 futbollistë, nga 25 që ka grumbulluar. Kështu, Myrto Uzuni që kishte shfaqur disa shqetësime fizike dhe Maldini Kacurri, janë lënë në tribunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëri-Letoni do të gjykohet nga arbitra polakë, ndërsa kuqezinjtë para këtij dueli mbajnë vendin e tretë me 5 pikë, 2 më pak se Serbia e vendit të dytë. Në rast fitoreje kuqezinjtë do të riktheheshin të paktën përkohësisht në vendin e dytë, duke e bërë sfidën e tetorit kundër Serbisë vendimtare për fatin e kualifikimit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "FSHF FSHF 2 FIFA SHOIPERI LETONI 09 SHTATOR 2025 20:45 AIR ALBANIA"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?