Shqipëria kërkon vendin e parë në grup, në lojë janë 1.1 milion euro
Shqipëria mori mbrëmjen djeshme një fitore ndaj Kazakistanit, që e mban ende në garë për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Tashmë kuqezinjtë duhet të mposhtin Bjellorusinë po në “Air Albania” të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup, një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.
Gjithashtu do të pozicionohet në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar. Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00.