Shqipëria kishte dikur një ëndërr, fitorja me Armeninë po e kthen në realitet

Shqipëria bëri hapin e saj të madh drejt kualifikimit historik. Fitorja magjike 2-1, e shënuar të djelën në mbrëmje në “Elbasan Arena” ndaj Armenisë i hapi rrugën Kombëtares Shqiptare, drejt realizimit të ëndrrës, që mbetet kualifikimi në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Një përmbysje e mrekullueshme, ndaj Arenisë, në një atmosferë të mrekullueshme  me tifozët Kuq e Zi, ka shtuar besimin se kualifikimi i mundshëm në një vend të tillë mund të bëhet përfundimisht realitet. Shqipëria pozicionohet pas fitores së fundit në vendin e tretë në grup, me 7 pikë, po aq sa Danimarka e vendit të dytë. Portugalia e Cristiano Ronaldos, pas fitores së arritur ndaj Serbisë, qëndron në krye të Grupit I, me 9 pikë. Me humbjet e fundit Serbia dhe Armenia renditen të fundit, secila me vetëm një pikë. Shqipëria mban vendin e tretë, që siguron një vend në “play-off”, çka shihet mëse e mundshme të arrihet edhe nga kundërshtarët tanë. Kuqezinjtë e De Biasit do të zbresin sërish në fushë më 4 shtator, kur do të përballen në Kopenhagen me Danimarkën në një sfidë ku një rezultat pozitiv do t’i siguronte kualifikimin. Por më 17 prill, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë verdiktin e saj përfundimtar në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd me Serbinë.  Në Lozanë, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe drejtësinë që mungoi nga organet e Uefa-s. Dhe nëse na rikthehen tre pikët me Serbinë, danezët dhe portugezët do ta shohin veten pas nesh kur ka kaluar gjysma e fushës së ndeshjeve eliminatore dhe ndoshta atyre u duhet të bëjnë llogaritë për një vend në “play-off”. Në të kundërt kuqezinjjtë, që gjithsesi për ta do të ishte sërish, një arritje historike.    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?