FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria konfirmon një tjetër miqësore me Armeninë, luhet në “Air Albania”

Pas Italisë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me Federatën Armene të Futbollit për të luajtur këtë sfidë, që do jetë e gjashta mes dy vendeve në histori. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998 e luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996 dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të treja të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Jerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin e bujshëm në finalet e Euro “Francë 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?