Shqipëria konfirmon një tjetër miqësorë në muajin mars

Përpara miqësores së 30 marsit, të konfirmuar nga Federata dhe që do të luhet ndaj Sllovenisë në Itali, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër test. Më 27 mars, kuqezinjtë do të përballen me një prej skuadrave më të dobëta në botë, San Marino.

Takimi do të zhvillohet në Principatën e vogël. Konfirmimi u dha nga Federata e Futbollit të San Marinos, përfaqësuesja e të cilës pozicionohet e 209-ta në botë, vendi i parafundit në klasifikimin e FIFA-s.

Shqipëria është përballur me San Marinon vetëm në dy raste, në ndeshje miqësore, në vitet 2006 dhe 2014. Të dy takimet janë fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 3-0.

SHKARKO APP