Ndeshja Itali-Shqipëri, 50 mijë tifozë kuqezi lënë pa bileta italianët
Shqipëria do të sfidojë Italinë të shtunën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin. Në stadium do të jenë mbi 50 mijë tifozë shqiptarë, kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës. Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62 mijë gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Pra 2/3 e vendeve në stadium është blerë nga shqiptarët, pra stadiumi do të jetë kuq e zi.