Shqipëria me sytë nga Armenia

E hëna do të jetë një tjetër ditë e mbushur me sfida eliminatore për Euro 2016.

Nëse vëmendja e të gjithë shqiptarëve është e përqëndruar te ndeshja e Elbasan Arenas mes Shqipërisë dhe Portugalisë, një tjetër sfidë me një rëndësi të vecantë dhe që mund të vendosë shumë për fatet e Grupit I, do të luhet në Yerevan, ku në orën 18:00 Armenia do të presë Danimarkën.

Nordikët të cilët vijnë në këtë takim pas barazimit 0-0 ndaj Shqipërisë në Kopenhagen, do të synojnë me cdo kusht të marrin një fitore që mund ti afrojë me kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, nga ana tjetër Armenia do të përpiqet gjithashtu të marrë një rezultat pozitiv, pasi luan përpara publikut të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri kanë nisur të kryqëzojnë gishtat që formacioni i Morten Olsen të mos dalë me një trepikësh nga kjo sfidë, pasi në këtë mënyrë kombëtarja kuqezi do të kishte akoma edhe më shumë shance të kualifikohej direkt për në Francë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?