Shqipëria, miliona euro nëse merr pjesë në Euro 2016

Shqipëria ndodhet vetëm pak metra larg kualifikimit në “Euro 2016”, teksa “Play­Off”­in e ka siguruar. Tashmë që ndodhet shumë pranë ëndrrës, FSHF ka filluar të bëjë edhe llogaritë për shpërblimet. Shqipëria do të ‘lundrojë’ në miliona Euro ose miliarda Lekë nëse do të kualifikohet në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Francë më 2016. Kampionati Europian është mjaft fitimprurës për çdo ekip që arrin që të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin perfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin konkret të Shqipërisë. Vetëm për fazën e grupeve për kualifikueset Shqipëria mori 5 milionë Euro. Pas një investigimi, gazeta Shiptarja.com ka arritur të mësojë se nëse Shqipëria do të arrijë që të kualifikohet në kampionatin Europian do të mbushë arkat fillimisht me 12 milionë Euro.

Pra, cdo ekip që do të jetë në mesin e 24 kombëtareve në Francë në Qershorin e vitit të ardhshëm do të arkëtojë 12 milionë Euro, pa shtuar këtu të ardhurat nga sponsorët e ndryshëm, të cilët nuk janë të paktë në evente të tilla. Por, fitimet nuk mbyllen me kaq, pasi për çdo fitore në grup çdo ekip do të fitojë 1 milion Euro, teksa barazimi llogaritet në vlerën e 500 mijë Eurove. Nga një llogaritje e thjeshtë Shqipëria nëse siguron pjesëmarrjen mund të shpërblehet me mbi 15 milionë Euro, duke përfshirë ecurinë jo më shumë se faza e grupeve dhe sponsorët, teksa baza fillon nga 12 mln Euro, ndërsa me plus 5 mln Eurot e grupeve shifra arrin 20 mln Euro. UEFA llogaritet që për pjesëmarrësit në kampionatin Europian të shpërndarë afro 300 milionë Euro. Ndërsa fituesi i kampionatit Europian të Francës llogaritet që të përfitojë 30­ 35 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?