Shqipëria ndër më të mëdhatë e Evropës, vlerësimin e jep Marcelo Lippi

 

Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në turneun kontinental “Francë 2016”. Dhe kjo edhe për meritë të trajnerit italian Gianni de Biasi, duke bërë që mediat me të mëdha të Italisë, t’i kushtojnë vëmendjen arritjes historike të kuqezinjve. “Me trajnerin italian duhet të ketë diçka më shumë në këtë arritje,” thotë Marcello Lippi, për ta uruar kolegun e tij mbi suksesin. Rëndësia e kësaj arritje u pa qarta të  fytyrat e njerëzve, në rrugët e Tiranës ku të gjithë janë parë buzëqeshur, dhe në gaz si dhe premtimin për të mos e larguar më kurrë Gianni de Biasin, pasi u vlerësua si arkitekti i kësaj mrekullie është një italian Gianni De Biasi. Për të mirëpritur kthimin e trajnerit nga ndeshjen e fundit vendimtare, pas zbritjes nga avioni dhe fitores 3-0 në Armeni, kishte dalë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kjo nuk është parë si ndonjë episod, por më shumë se çdo tjetër, De Biasi  thotë se që arritje është si në një “legjendë të vërtetë”. Shqipëria feston. De Biasi u bë trajner i Shqipërisë, thuajse rastësisht: një agjent e vuri atë në kontakt me udhëheqësit e FSHF-së, por ai nuk ishte i bindur fillimisht, pasi donte për të drejtuar sërish në Seria A, pavarësisht dështimit dhe përvojës në Udine. Ai iku larg, megjithatë, edhe bëri mirë. Sepse në një kohë të shkurtër, dhe pa lojtarë të mëdhenj në ekipin shqiptar, ka hartuar një projekt, duke përfshirë lojtarë të rinj e të talentuar, dhe ka krijuar entuziazëm në mjedisin ku, në fund, mori lavdinë. 2015 i tij ishte një vit magjik, Universiteti i Tiranës i dha atij një diplomë nderi në Shkencat Sociale, qeveria i dha atij shtetësinë e nderit dhe ai, si një njeri i mirë, e ka përjetuar në mënyrën më të mirë të mundshme: ai i dorëzoi një populli të tërë atë që kurrë nuk e kishte përjetuar më parë. Tani Shqipëria është ndër më të mëdhatë në Evropë: Kush do të kishte menduar? Marcello Lippi, kampion bote, për ta uruar De Biasin ka thënë se çfarë mendon bota tani. “Trajnerët italianë kanë diçka shtesë. Shumë e vërtetë, dhe kjo nuk ka të bëjë me aftësitë teknike dhe taktike, e aftësi në të menduarit apo edhe te zbatimi i skemave të errëta. Jo, është thjesht njerëzia, që shoqëron De Biasin gjithmonë, që kur ka filluar të ulet në stolat e ekipeve të provincave italiane. Dhe tani, pas meritës së kualifikimit të Shqipërisë, ai ka arritur çmimin më të lartë,” – nënvizon ai për “Corriere.it” në një artikull kushtuar suksesit kuqezi. Sa u përket akuzave për  trukim të ndeshjes me Armeninë, përveç medieve daneze dhe atyre  serbe, të interesuara për ndonjë hetim të mundshëm pas deklaratës së presidentit armen që kërkon të justifikojë veten, as UEFA dhe as mediat më në zë në kontinent nuk shohin asgjë të dyshimtë.

A.M

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?