Shqipëria në Euro 2024, festë në “Air Albania” me valle dhe këngë të traditës

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E.

Në ‘Air Albania’ po mbahet një koncert me këngëtaren Juliana Pasha me këngë patriotike. Tifozët kanë ndezur dritat e telefonave duke krijuar një atmosferë elektrizuese, ndërsa janë shpërthyer edhe fishekzjarret.

Në pushimin mes pjesëve, Ansambli i Këngëve dhe Velleve të Shqipërisë performoi në fushë, të veshur me motive popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?