Shqipëria në kërkim të fitores historike ndaj Polonisë, zbulohen formacionet zyrtare

Në një datë që mund të mbetet e gdhendur në historinë e futbollit shqiptar, Kombëtarja zbret sot, më 26 mars, në fushën e Varshavës për një përballje që ka peshën e një finaleje. Përballë është Polonia, në një duel vendimtar të fazës “play-off” për një vend në Botëror.

Atmosfera është elektrizuese dhe pritshmëritë të mëdha, teksa kuqezinjtë kërkojnë të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e tyre. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, Shqipëria vjen në këtë sfidë me besim dhe motivim maksimal, pavarësisht vështirësive që ka hasur në prag të këtij takimi.

Tekniku brazilian është detyruar të rishikojë planet në repartin ofensiv, për shkak të mungesave të rëndësishme, duke sjellë ndryshime të detyruara në formacion. Megjithatë, grupi mbetet i vendosur për të përballuar një kundërshtar të fortë si Polonia, që synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe cilësinë individuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare:

Swiss Digital Mobile Reklama

Polonia: Grabara, Kedziora, Bednarek, Kiwior, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Rozga, Lewandowski.

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FORMACIONI 1 STRAKOSHA 4 HYSAJ 5 AJETI 6 GJIMSHITI (C) 3 MITAJ 16 SHEHU 8ASLLANI 8 ASLLANI 14 14 LAÇI 10 10 BAJRAMI 11 UZUNI 21 HOXHA"

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?