Shqipëria në Socca mundet thellë nga Brazili, por në fundin e ndeshjes ka sherr masiv
Shqipëria është eliminuar nga Brazili në fazën e 1/16-tave të Kampionatit Botëror të Socca-s, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Përballja përfundoi me rezultatin 7-2 në favor të brazilianëve.
Disfata është përjetuar keq nga kuqezinjtë, të cilët pas mbylljes së ndeshjes nuk kanë arritur të ruajnë qetësinë. Menjëherë pas sinjalit përfundimtar të arbitrit, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin.
Situata ka kërkuar ndërhyrjen e stafit dhe të arbitrit kryesor, por tensioni mes futbollistëve ka qenë i vështirë për t’u qetësuar.
Sipas asaj që mësohet, shkëndija e incidentit janë bërë provokimet nga tifozëria braziliane. Siç shihet edhe në video, përplasja në fushë ka eskaluar dhe nuk kanë munguar as goditjet.

KOHA JONË SONDAZH

