Shqipëria ngre “duart lart” pa nisur ndeshja, e turpshme përballja me Poloninë
Të gjithë e dimë se basketbolli në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar, madje me rezultatet që japin ata që konsiderohen e ardhmja e këtij sporti, perspektiva është po ashtu për të ardhur keq.
Kombëtarja Shqiptare U-18 në basketboll për djem është mundur sot thellë 98-51 nga Polonia, humbje turpi, me 47 pikë diferencë. Majde ndeshja nisi me shifrat 19-0 dhe pas pesë minutash Shqipëria realizoi më në fund koshin e parë. Takimi ishte i vlefshëm për eliminatoret e Grupit A të Divizionit B të Kampionatit Europian, në turneun që po zhvillohet në Austri. Kjo është humbja e tretë e kombëtares U-18 në këtë turne në po kaq takime të luajtura, duke u renditur në vendin e fundit në grup.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë, Zvicra ka fituar sot 65-59 ndaj Estonisë, ndërkohë që Shqipëria do të luajë nesër pasdite ndaj kësaj të fundit, për t’u kthyer më pas pa lënë gjurmë në këtë turne.
Shqipëri-Poloni 51-98 (8-33, 11-23, 13-21, 19-21)
Shqipëria: Taflaj (9), Strazimiri, Qilimi (7), Gorea (6), Shaqiri, Haxhi (5), Tallushi (5), Lilaj (6), Sela (5), Zyka (1), Rakaj (2), Lekndreaj (5). Trajner: A. Bilali
Polonia: Kapa (2), Scibisz, Ponitka (15), Kierlewicz (11), Gruszczynski (13), Rutkowski (2), Sewiol (18), Mijakoëski (10), Kiëilsza (5), Kolenda (12), Dzieëa (10), Bender. Trajner: A. Kierlewicz
KOHA JONË SONDAZH

