FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria nis sot aventurën në “Wembley”, Duka: Me besim mund të realizojmë një ëndërr!

Shqipëria sot nis aventurën për eliminatoret e Botërorit 2026 në një duel emocionues ndaj Anglisë në “Wembley”. Presidenti i FSHF, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka uruar ekipin, teksa ka theksuar se me besimin e duhur, ëndrra për ta parë Shqipërinë në Botëror mund të realizohet.

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr!

Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”. Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!”, shkruan Duka.

Shqipëria nis sot aventurën në “Wembley”, Duka: Me besim mund të realizojmë një ëndërr!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?