Shqipëria pa sulmuesin ndaj Polonisë, pëson një dëmtim të rëndë

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë. Dëmtimi i fundit i pësuar me Sivasspor ka rezultuar serioz dhe sulmuesi kuqezi do të jetë jashtë fushe për 2 muaj.
“Lojtari ynë u dëmtua në muskulin e pasëm të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i rezonancës magnetike (MR) të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të shkallës 3c dhe gjakderdhje në muskulin e pasëm të kofshës së majtë.”- Shkruan Sivasspor.
Në këto kushte, trajneri Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa një prej sulmuesve më të rëndësishëm të kombëtares. Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë të ofensivës, Broja është rikuperuar te Burnley, ndërsa Daku është në garë me kohën.
KOHA JONË SONDAZH

