Shqipëria post-Armeni, Armand Duka: Shkodra mund të jetë gati për Serbinë

Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Armenisë në ndeshjen e së djelës në “Elbasan Arena”, duke u ngjitur pas katër ndeshjeve të para në kuotën e 7 pikëve. Armenët dhe serbët mbetën me nga një pikë, duke shuar thuajse pretendimet e tyre të kualifikimit.  Por kuqezinjtë ndryshe nga ekipet e tjera janë penalizuar në një ndeshje, si ajo e Beogradit, ku zyrtarisht deri tani njohin rezultatin 0-3 në tavolinë që u dha nga UEFA për serbët.   

Arman Duka: Presim 3 pikët që i meritojmë nga KAS

Shqipëria pret me shumë interes vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që do të mbahet në muajin prill. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mendon se ndeshja nuk do të ri-luhet. – “Nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë që të ri-luhet ndeshja. Unë mendoj se Shqipërisë i takojnë 3 pikët ngjarja në Beograd ishte më e rëndë se ndeshja Mali i Zi – Rusi. Dua të harroj skena të tilla dhe për mua nuk mund të riluhet ajo sfidë” – ka deklaruar Duka. Ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri ku kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mendon se do të shoqërohet me qytetari. – “Ndaj Serbisë do të jetë një ndeshje futbolli dhe këtë duhet të tregojnë të gjithë shqiptarët dhe jo ajo që u pa në Beograd. Ne nuk jemi njerëz të dhunshëm dhe duhet të jemi qytetarë” – ka sqaruar Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Loro Boriçi”,  këtë javë nis projekti i rikonstruksionit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Elbasan Arena” me një kapacitet jo më shumë se 13 mijë tifozë, la shumë përkrahës të kombëtares jashtë dyerve të stadiumit. Armand Duka zbuloi se projekti për ndërtimin e stadiumit të Shkodrës, “Loro Boriçi” është gati dhe brenda javës pritet të marrë aprovimin që të nisi n punimet, çka do të thotë se shanset janë të jetë gati në përballjen e muajit tetor, ndaj Serbisë.  Ky ishte në fakt edhe një premtim i Kryeministrit Edi Rama, pas një vizite pak kohë më parë në Shkodër.

 Rrëfimi trishtues i Dukës për Mavraj kur qante

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka zbuluar disa detaje interesante mbi lajmin e pavërtetë të ndarjes nga jeta të babait të lojtarit të kombëtares Mërgim Mavraj. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Duka tregoi se si edhe ai u bë pjesë e përhapjes së këtij lajmi. –  “Gjatë ndeshjes më kërkuan një moment në dhomat e zhveshjes.  Zbrita dhe më thanë disa nga lojtarët se ka ndërruar jetë babai i Mërgim Mavrajt. U trishtova shumë dhe në dalje më del përpara Shakohoxha. Më thotë çfarë është ky lajm? I them: “Po është e vërtetë”. Në fund të ndeshjes zbrita poshtë dhe pashë që në dhomat e zhveshjes nuk festonte asnjë nga lojtarët. Mërgim Mavraj po qante. Iu afrova dhe e përqafova. Ai më tha se lajmi nuk është i vërtetë pasi sapo kishte folur me familjen. Ishte një tronditje e rëndë”. Duka ka nënvizuar se lajmi doli nga disa shqiptarë që jetojnë në Gjermani të cilët e përhapën atë.

Ndeshjet e mbetura, shanset e kualifikimit

Shqipëria ndodhet aktualisht në zonën “Play-off” dhe me ëndrrën e madhe të kualifikohet në “Francë 2016”. Para se të jepet vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Losanë, më 17 prill, kuqezinjtë janë duke bërë llogaritë me dy ekipet kryesuese, që do të kualifikohen automatikisht, Danimarka  (7 pikë) ndaj së cilës do të luajmë ndeshjen e radhës dhe Portugalia (9 pikë) të cilën e presim në shtëpi. Këto janë ndeshjet e mbetura në grupin tonë:

13 Qershor 2015

• Armeni-Portugali

• Danimarkë-Serbi

• Shqipëri-Francë

 

4 Shtator 2015

• Danimarkë-Shqipëri

• Serbi-Armeni

• Portugali-Francë

 

7 Shtator 2015

• Armeni-Danimarkë

• Shqipëri-Portugali

• Francë-Serbi

 

8 Tetor 2015

• Shqipëri-Serbi

• Portugali-Danimarkë

• Francë-Armeni

 

11 Tetor 2015

• Armeni-Shqipëri

• Serbi-Portugali

• Danimarkë-Francë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?