Shqipëria sfidon pas pak Finlandën, zbulohet formacioni i Maran

Shqipëria luan sot një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë përballen me Finlandën në transfertë, në një ndeshje që nis në orën 15:00.

Finlanda konsiderohet një kundërshtar i fortë, ndërsa avantazhi i fushës dhe kushtet atmosferike janë elementë që vendasit i njohin dhe i shfrytëzojnë prej vitesh.

Në krahun tjetër, Shqipëria vjen në këtë përballje në krye të grupit, pas dy fitoreve radhazi ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos. Kuqezinjtë synojnë të ruajnë kreun dhe të marrin një tjetër rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak minuta para startit të takimit janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHQIPËRI: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi; Manaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?