Shqipëria U17 turpërohet 6-1 ndaj Republika Çeke, mbetet e fundit
Kombëtarja U17 është mundur thellë 6-1 nga Republika Çeke, në përballjen e vlefshme për xhiron e 2-të, të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për moshat U17.
Çekët arritën të dominonin tërësisht sfidën, teksa vetëm në pjesën e parë arritën të shënonin plot 4 herë, në portën e Tahos, falë Kolarik, Poturnay, Slonci e Moudry, në minutat 14’, 30’, 40’ e 45+1’.
Në pjesën e dytë çekët shënuan edhe 2 herë të tjerë, falë Kolarik e Sosna, në minutat 60’ e 90+1’, ndërsa golin e nderit për “kuqezinjtë” e vegjël e shënoi Matias Gici. Falë këtij rezultati Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Ardi Behari mbetet në vendin e fundit të renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

