Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës, Balaj dhe Manaj nuk mjaftojnë (VIDEO)

Shqipëria nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Andorrës. Në “Elbasan Arena”, në një atmosferë të vakët, kuqezinjtë u ndëshkuan nga dy gabime të rënda në mbrojtje. Trajneri Reja bëri disa eksperimente në këtë ndeshje duke lënë në stol kapitenin Hysaj dhe duke konfirmuar Veselin dhe Trashin në mbrojtje. Në mesfushë u la pushim Keidi Bare. Ndeshja nisi mjaft mirë për kuqeznjtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të. Pas një aksioni të bukur të Roshit në krahun e djathtë, Bekim Balaj e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë.

 

Goli ndikoi negativisht te kuqezinjtë që ulën ndjeshëm ritmin, duke bërë që në minutën e 18-të, Cristian Martinez të befasonte të gjithë duke shënuar golin e barazimit. Shqipëria përpiqet që të reagojë me Memushajn, por portieri Gomez bën një ndërhyrje të bukur në minutën e 23-të. Deri në fund të pjesës së parë, do të kishim pak aksione të rrezikshme nga të dyja skuadrat që kanë humbur qartësinë në lojën e tyre.

Në fillimin e pjesës së dytë Reja hedhë në fushë edhe kapitenin Hysajn, por skuadra jonë pësoi shumë shpejt golin e disavantazhit. Cristian Martinez harrua sërish në zonë, duke arritur që të shënojë një gol të bukur. Goli ndikon pozitivisht për kuqezinjtë që shtojnë aksionet sulmuese. Në minutën e 55-të, Manaj me një rrotullim të bukur në zonë arrin që të shënojë golin e barazimit.

Reja vendosi të ndërhynte sërish duke aktivizuar edhe Keidi Bare-n në vend të Ndoj, duke shtuar agresivitetin në mesfushë. 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Gjimshiti nuk mundi të shënonte nga një distancë shumë e afërt me portën. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, pavarësisht se Taulant Seferi ju afrua shumë golit në kohën shtesë me një goditje me kokë brenda zonës që shkoi ngjitur me shyllën.

SHQIPERI-ANDORRA 2-2

64’ Një krosim në zonë krijon shumë rrezikshmëri në portën e Andorrës, por Balaj dhe Ismajli nuk arrijnë të përfitojnë

55’ GOOOL 2-2 Rey Manaj dhuron spektakël në zonë, pasi me një rrotullim të bukur arrin që të shënojë golin e barazimit

48’ GOOL 1-2 Shqipëria e ka nisur e përgjumur pjesën e dytë. Cristian Martinez bën çfarë të dojë në zonën e kuqezinjve duke shënuar një gol të bukur

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim. Trashi largohet nga fusha, në vendin e tij aktivizohet Hysaj

45+1’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes

35’ Ismajli tenton me një goditje të fortë nga distanca, por tentativa e tij është për t’u harruar

23’ Reagim mjaft i mirë i kombëtares sonë, që krijon një aksion të bukur në hyrje të zonës, por tentativa e Memushajt do të ndalej nga portieri Gomez

18’ GOOL 1-1 Shqipëria është vetëkënaqur në startin e ndeshjes, teksa Andorra ka arritur që të gjejë shumë shpejt golin e barazimit me Cristian Martinez, që përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes sonë

6’ GOOOL 1-0 Shqipëria ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen ndaj Andorrës. Pas një aksioni të gjatë dhe një krosimi të Roshit, Bekim Balaj arrin që të shënojë me kokë golin e avantazhit

3’ Aksion i rrezikshëm i kuqezinjve, me Ramadanin që provon me një goditje në hyrje të zonës, por që ndalet nga portieri

1′ Starton ndeshja

Formacionet

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Trashi, Ramadani, Memushaj, Ndoj, Balaj, Manaj
Trajner. Edi Reja

Andorra: Giomes, Martinez, Vales, Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, Nikolas, Servos, Rubio, Lovera
Trajner. Koldo Alvarez

SHKARKO APP