“Shqiponja” e Lilës “tërbon” grekët, asgjë më shumë…Ajo mbetet dykrenore!
Grekët duket se kanë alergji nga simbolet kombëtare të Shqipërisë. Festimi i Andi Lilës pas shënimit të golit ndaj Olimpiakos, ka nxjerrë në plan të dytë fitoren e thellë 5-1 të Olimpiakos ndaj Pas Janinës. Shënimi i golit të vetëm për Pas Janinën nga lojtari i kombëtares sonë u prit fillimisht nga tifozët me duartrokitje. Por menjëherë ato u kthyen edhe në konstestime pas festës me shqiponjë që bëri futbollisti i kombëtares sonë.
Pas fërshëllimave të tifozëve, Andi Lila ka zënë një hapësirë të madhe edhe në mediat helene. Ato e kanë përkufizuar veprimin e tij si simbolin e “Shqipërisë Etnike”. Shumë prej tyre shkruanin se veprimi i Lilës shkaktoi tension në një ndeshje qe ishte relativisht e qetë. E vetmja nga gazetat greke e cila ka tentuar të ulë pak tensionin e krijuar në “Karaiskaqi” ka qenë e përditshmja “Metrosport”, që shkruante se simboli i shqiponjës është përdorur shpesh nga edhe ylli i Olympiacos, Pajtim Kasami gjatë sezonit të kaluar. Por edhe nga shumë lojtarë të tjerë shqiptar dhe Shqiponja dykrenore nuk tregon asgjë tjetër veçse identifikon çdo shqiptar me kombin e tij.
Por festa me shqiponjë mund t’i shkaktojë probleme Lilës për vazhdimësinë e tij në klubin e Pas Janinës. Mediat greke theksojnë se pas ndeshjes trajneri Giannis Petrakis, drejtuesit e klubit kanë pohuar se do ta diskutojnë atë që ndodhi pas golit dhe më pas do të dalin me një përfundim.
Edhe lojtari tjetër i kombëtares sonë, Ergys Kaçe, u fut në telashe pas një statusi në Facebook ku përkrahte UÇK-në. Për grekët Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë “terroriste”.
E habitshme sesi një vend i Bashkimit Europian, Greqia, ka reagime të tilla ndaj të drejtave minimale të qytetarëve të vendit fqinj, në respektimin dhe dashurinë që ato shprehin ndaj simboleve kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

