“Shqiponjat” mbërrijnë Moldavi, lojtarët janë më në formë se kurrë (VIDEO)

Kombëtarja ka mbërritur në Moldavi për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Europianit që do të luhet nesër në Kishinjev. Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.

Atmosfera është shumë pozitive, teksa kjo gjë vërehet edhe të fytyrat e buzëqeshura të yjeve të Kombëtares onë. I gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET )në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Sfida është planifikuar të nisë në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.

Swiss Digital Mobile Reklama
Transferta me Moldavinë/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Chisinau

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?