Shqiptarët deri në Milano për Inter, befasohen zikaltërit

Tifozët shqiptarë të Inter dihet se janë të shumë në Shqipëri. Por ata kanë qenë një e befasi e këndshme edhe për kanalin zyrtar të klubit. Grupit të përkrahësve të ardhur me autobus deri në Milano i është kushtuar një reportazh ku është vlerësuar pasioni i tyre për zikaltrit.

Rreth 57 tifozë kanë ndjekur derbin e Madoninës ku janë larguar me një barazim nga “San Siro”. Ata kanë takuar lojtarët për të cilët brohorasin në çdo ndeshje edhe kur janë duke i ndjekur nga Tirana. Vëmendja kryesore për Xherdan Shaqirin.

Inter Club Albania ka pasur edhe lëvizje të tjera të organizuara gjatë gati 4 viteve të ekzistencës së këtij grupimi të njohur nga klubi zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?