Shqiptarët dhurojnë spektakël para stadiumit të Dortmundit pak para ndeshjes (VIDEO)

Me mijëra shqiptarë ndodhen sot në Dortmund në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Italinë në Euro 2024.

Dortmundi sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore para stadiumit, pak para fillimit të ndeshjes. Pamjet vijnë direkt nga Dortmundi nga gazetari i Koha Jone, Rozalb Lika.

Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticionin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori.

SHKARKO APP