Me mijëra shqiptarë ndodhen sot në Dortmund në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Italinë në Euro 2024.
Dortmundi sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore para stadiumit, pak para fillimit të ndeshjes. Pamjet vijnë direkt nga Dortmundi nga gazetari i Koha Jone, Rozalb Lika.
Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticionin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori.
