Shqiptarët me dy kombëtare, UEFA gati të pranojë edhe Kosovën

Së shpejti shqiptarët kudo ku janë do të mund të festojnë për dy kombëtare. Pas asaj kuqezi që po bën krenarë të gjithë shqiptarët anembanë botës, edhe kombëtarja e Kosovës pritet të pranohet në UEFA. Lajmi sensacional vjen nga UEFA ku kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’u pranuar në organizmin më të lartë të futbollit europian do të diskutohet në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni që do të zhvillohet këtë të enjte në Maltë.

Nëse qeveria e futbollit europian e pranon këtë kërkesë, atëherë Kongresi i UEFA-­s që do të mbahet në muajin Mars të 2016-­ës në Hungari pritet ta bëjë Kosovën anëtaren e 55­të të UEFA­-s. Përfshirjen e kërkesës së Kosovës në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar edhe sekretari i përgjithsëm i UEFA-­s, Gianni Infantino.

Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihi, janë ftuar nga UEFA në Maltë, pikërisht në kuadër të diskutimit të kërkesës së Kosovës për praninim në UEFA. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, Kosova mund të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2018 që do të nisin në shtator të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj për përfundimit të finaleve të Euro 2016. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?