Shqiptari i bën pyetje Messit, Ronaldos dhe Robben

Një djalosh nga Kosova ka fituar të drejtën për t'i bërë pyetje Ronaldos, Messit dhe Robbenit gjatë ceremonisë së Topit të Artë që po mbahet në Zurich.
Valdrit Pllana, i riu nga Kosova por që jeton në Zvicër, ka fituar të drejtën që këtë vit të jetë prezent në Zurich.

Ai ka arritur që tu bëjë pyetje tre prej sulmuesve më të mirë në botë: Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Arjen Robbenit.

Valdrit Pllana i ka pyetur Ronaldon, Messin dhe Robbenin se cili është goli më i mirë që kanë shënuar në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi ka thënë se është ai me kokë kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, derisa edhe Roben ka thënë se golin më të mirë e ka shënuar ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?