FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Musliu “kërcenon” Holandën: I befasojmë me kundërsulm!

Futbollisti shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Visar Musliu beson te një sukses i mundshëm nesër kundër Holandës, pavarësisht se kanë humbur dy sfidat e para.

“Është normale që jemi disi të zhgënjyer me rezultatet, sepse prisnim diçka më shumë. Jemi të motivuar për ndeshjen me Holandën. Ne jemi profesionist, përfaqësojmë shtetin tonë, dhe do të luajmë deri në fund me dëshirën për të fituar.

Holanda është një skuadër shumë e fortë, pavarësisht mënyrës si do të luajnë, ne do të luajmë për të fituar. Do të bëjmë një ndeshje solide në mesfushë dhe do të tentojmë që t’i befasojmë me kundërsulme”, deklaroi mbrojtësi me origjinë shqiptare. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?