Shqiptari Kristian Prenga “tremb” Joshua-n: Është koha ime, do ta trondit botën!

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka paralajmëruar një surprizë të madhe në përballjen e shumëpritur ndaj Anthony Joshua, duke deklaruar se është gati të “tronditë botën” në duelin e 25 korrikut.

Pak i njohur për publikun e gjerë ndërkombëtar, por me një rekord prej 20 fitoresh dhe 20 nokautesh, Prenga konsiderohet pengesa e fundit përpara një përballjeje të mundshme të Joshua me Tyson Fury. Megjithatë, shqiptari ka bërë të qartë se nuk hyn në ring si viktimë.

Duke folur në konferencën prezantuese të eventit, Prenga tregoi se fillimisht e kishte të vështirë ta besonte lajmin për sfidën ndaj ish-kampionit të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të jem i sinqertë, kur menaxheri më telefonoi dhe më tha: ‘Do të ndeshesh me Joshua’, nuk e besova. Por i thashë menjëherë: ‘Le të shkojmë, tani është koha ime’”, u shpreh Prenga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boksieri shqiptar tha se ka respekt për Anthony Joshua, por theksoi se kjo nuk e pengon të besojë te mundësitë e tij për një fitore surprizë.

“E respektoj, është një luftëtar i madh. E kam ndjekur që nga ndeshja e tij e parë, jam rritur duke e parë, por tani është momenti im. Jam stërvitur fort, më shumë se kurrë, ndihem shumë mirë dhe jam gati. Besoj se do ta trondit botën”, deklaroi ai.

AJ TRADES WORDS WITH PRENGA! Anthony Joshua vs Kristian Prenga | FULL PRESS CONFERENCE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?