Shtëpia e dytë e kombëtares, “Loro Boriçi” merr ngjyra politike

Pak ditë pasi u ndez drite jeshile për rifillimin e punimeve në “Loro Boriçi”, dhje kur pritej të fillonin punimet, kanë nisur edhe debate e para. Ishte parashikuar që këtë javë të nisnin punimet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”  por  përmes një komunikate për shtyp klubi i futbollit Vllaznia reagoi duke pretenduar se është ajo pronare e stadiumit dhe nuk ka deri tani asnjë shkresë zyrtare për rikonstruksionin.  – “Ndryshe nga sa thuhet në media, që punimet në stadium do të nisin të hënën, kjo nuk do të ndodhë. Arsyeja është se klubi ende nuk ka asnjë vendim nga ana e Bashkisë Shkodër, si pronarja legjitime e stadiumit, për prishjen e tribunës ekzistuese,” – thuhej ndër të tjera në deklaratën e klubit shkodran.  Megjithatë, FSHF e zyrtarizoi lajmin se do të nisnin punimet dhe kryeministri Rama ishte pak ditë më parë në Shkodër për të miratuar projektin. Ky i fundit ekziston dhe bëhet fjalë për një investim prej 12 deri në 15 mln euro, dhe stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 17.500 vendesh të ulura. Fakti që është mënjanuar klubi i Vllaznisë, nuk do të thotë se kontrata nuk ekziston dhe punimet nuk do të nisin, sqarojnë burime pranë FSHF-së. Miratimi i nisjes së punimeve pasi stadiumi do të jetë për  kombëtaren, është dhënë nga një institucion më i lartë, KKRT-ja, ndaj edhe pas nisjes së punimeve klubit Vllaznia, ashtu si edhe Elbasanit, i mbete që  të ketë një stadium modern, ku përveç kombëtares do të luajë edhe ekipi vendas. Debatet e fundit mbi projektin janë konsideruar më tepër politike.  Kjo për faktin se Elbasani ka një bashki të majtë dhe klubet varen prej këtyre të fundit, ndaj edhe nuk nxori asnjë pretendim pas insistimit të kryeministrit Rama, që stadiumi i Elbasanit të ndërtohej nga e para.      

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?