Shtohen ekipet që interesohen për Rashicën, në garë edhe Borusia Domund
Milot Rashica ka zhvilluar një super sezon te skuadra e Werder Bremen. Pas interesimit të Arsenalit për të siguruar shërbimet e “yllit” të përfaqësues së Kosovës, në skenë janë shfaqur të tjerë kandidatë.
Borussia e Dortmundit është një prej tyre. Aftësitë teknike të sulmuesit janë perfekte për skemat e verdhezinjve, Rashica mund të luajë në të dy krahët e sulmit, madje mund të përshtatet edhe në qendër. Dortmundi e sheh Rashicën si pasuesin ideal të Jadon Sanchos, nëse ky i fundit largohet.
Në Angli pretendenët janë më të shumtë. West Ham United, Aston Villa, Wolverhamtpon, madje edhe Liverpooli. Rashica ka klauzolë largimi 38 milionë euro në kontratën me Werder Bremenin, shifër që mund ta paguajnë vetëm klubet e mëdha.