Shtohen telashet për Sylvinhon, në dyshim ndaj Polonisë është dhe kapiteni Gjimshiti

BOLOGNA, ITALY - JANUARY 09: Berat Djimsiti of Atalanta BC celebrates following the team's victory in the Serie A match between Bologna FC and Atalanta BC at Stadio Renato Dall'Ara on January 09, 2023 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Problemet nuk kanë të sosur për trajnerin e Kombëtares,Sylvinho, në prag të ndeshjeve vendimtare të “play-off”-it. Përveç mungesave të rëndësishme si Rey Manaj dhe Medon Berisha, tekniku kuqezi duhet të menaxhojë edhe gjendjen jo optimale të disa lojtarëve që sapo janë rikthyer nga dëmtimet, si Armando Broja dhe Arbër Hoxha.

Së fundmi, një tjetër alarm vjen nga Italia dhe lidhet me kapitenin Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalanta nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës përpara sfidës ndaj Bayern Munich, duke u kufizuar vetëm në punë në palestër. Kjo situatë ka ngritur dyshime serioze për gjendjen e tij fizike.

Megjithatë, pavarësisht këtij problemi, Gjimshiti ka udhëtuar me ekipin drejt Mynihut, çka tregon se prania e tij nuk është përjashtuar plotësisht. Gjendja e kapitenit mbetet një pikë kyçe për stafin kuqezi, që do ta monitorojë nga afër në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse përfshirja e tij në listën zyrtare pritet të jetë e sigurt, forma fizike e Gjimshitit mbetet një enigmë e madhe përpara përballjes vendimtare ndaj Polonisë, ku eksperienca dhe roli i tij në mbrojtje konsiderohen thelbësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?