FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendim i pabesueshëm në Kupën e Afrikës, Maroku shpallet kampion në tavolinë

Një zhvillim i papritur ka tronditur Afrikwn, dy muaj pas finales mes Senegalit dhe Marokut. Konfederata Afrikane e Futbollit ka njoftuar se Komisioni i Apelit ka pranuar ankesën e Marokut dhe ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Senegalin, duke i dhënë trofeun marokenëve.

Vendimi bazohet në nenin 84 të rregullores, pas braktisjes së përkohshme të fushës nga senegalezët në shenjë proteste për një penallti të diskutueshme, e humbur më pas nga Brahim Diaz. Ky vendim përmbys atë të mëparshëm të Komisionit Disiplinor dhe përbën një rast unik në historinë moderne të kompeticionit.

Federata marokene theksoi se synimi ishte vetëm zbatimi i rregullores. Ndërkohë, Senegali pritet të ankimojë në Gjykatwn e Arbitrazhit Sportiv, duke mbajtur ende të hapur këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?