Shtohet kolonia e shqiptarëve në Seria A, pranë firmës edhe mbrojtësi i njohur

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i cili është pjesë e Hajdukut të Splitit që nga viti 2016, do të transferohet në Serinë A, ashtu si një vit më parë ndodhi me Amir Rrahmanin.

Në fakt, 23-vjeçari pritet të zyrtarizohet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Spezia-s, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian. Klubi në fjalë, sipas medieve kroate,  pritet të përfitojë 3 milionë euro nga kartoni i futbollistit kuqezi.

Ismajli, në fakt, është kërkuar edhe nga skuadra të tjera italiane si Atalanta, Verona dhe Bolongna, por Spezia  ka qenë më konkrete në ofertën e saj për të bindur futbollistin dhe Hajdukun e Splitit. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare që kur u bë pjesë e saj dy vite më parë.

SHKARKO APP