Shtyhet sërish rifillimi i Bundesligës, ja vendimi më i fundit i Kancerales Merkel
Bundesliga pritet të jetë kampionati i parë që do të zbresë në fushë nga ligat kryesore, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë më 15 maj. Ditën e djeshme mediat raportuan se Merkel ka dhënë dritën jeshile për këtë datë, por dalja e dy rasteve pozitive te Gladbah, ka bërë që qeveria të mendojë një tjetër plan.
Agjencia gjermane e shtypit “DPA”, raporton se qeveria tani ka këmbëngulur që të gjitha klubet e Bundesligës duhet të izolohen për 14 ditë para se të fillojë kampionatin. Periudha e izolimit mund të bëhet brenda kampeve stërvitore, në mënyrë që lojtarët të stërviten gjatë periudhës së karantinimit.
Bundesliga tashmë me shumë mundësi do të rikthehet më 22 maji, duke shuar shpresat e tifozëve që prisnin të riniste më 15 maj.