Shtyrja e sfidës Juve-Napoli, Roma dhe Milani dalin kundër

Vendimi i Ligës për të shtyrë më tej rikuperimin e javës së tretë të Serie A, ndeshjen midis Juventus dhe Napoli, ka shkaktuar shumë polemika. Roma, e cila do të sfidojë ekipin e Gattusos të dielën e ardhshme, pas ndeshjes së lodhshme të Ligës së Evropës të enjten në Kiev, me Shakhtar Donetsk, ka reaguar madje edhe me komunikatë.

Klubi verdhekuq paraqiti një ankesë zyrtare te Lega Serie A në lidhje me zgjedhjen për të favorizuar Napolin duke shtyrë ndeshjen (fillimisht e fiksuar më 17 mars) direkt në 7 prill për lehtësinë e dy pretendentëve.

Por klubi roman nuk është i vetmi i pakënaqur. Edhe Milani, siç shkruan Il Giornale sot, shfaqet shumë i bezdisur nga zgjedhja e shtyrjes së re. Ka dy arsye kryesore për pakënaqësinë. Së pari, kuqezinjtë janë rivalë të Juventusit dhe Napolit për zonën Champions dhe kjo shtyrje mund të lehtësojë të paktën njërën nga dy skuadrat.

 

SHKARKO APP