Shuhet ëndrra e Neymar, nuk do të rikthehet te Barcelona për shkak të …
Neymar me shumë mundësi nuk do të rikthehet te Barcelona në verë. Sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas nuk ka në plan të ndjekë një rikthim për Neymar, pavarësisht raporteve për të kundërtën.
Blaugranat aktualisht nuk po tregojnë dëshirë për t’u ribashkuar me një nga sulmuesit e tyre më të mirë ndonjëherë për shkak të moshës së tij dhe ‘nivelit aktual të paraqitjeve të tij’.
Raporti nga Mundo Deportivo gjithashtu zbulon se opsioni për rikthimin e Neymar ka qenë në dispozicion në vitet e mëparshme, por nuk u ndoq kurrë. Për më tepër, trajneri i Barçës, Hansi Flick, beson se braziliani nuk do të përshtatej mirë me sistemin e tij aktual.
Barcelona është më e interesuar për dy sulmues të tjerë si Luiz Diaz dhe Rafael Leao.
KOHA JONË SONDAZH

