Shuhet Zyber Konçi, legjenda e futbollit shqiptar

Shuhet një nga legjendat e futbollit shqiptar. Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe një prej figurave më të njohura të futbollit tonë, Prof.Dr. Zyber Konçi. Ai ishte trajneri i parë që drejtoi Shqipërinë në një fushatë eliminatore, në “Euro 1964”, duke arritur edhe suksesin e parë historik të kuqezinjve, pas fitores 1-0, ndaj Danimarkës, në Tiranë. Konçi e drejtoi Kombëtaren Shqiptare në periudha të ndryshme, tetor 1963-maj 1965 dhe nga shtatori e deri në dhjetor të 1980. Ai u shkollua në një prej akademive më të mira të Botës, në Çekosllovaki, dhe  solli edhe në Shqipëri  idetë dhe skemat e trajnimit më modern të kohës. Profesor Doktor Zyrber Konçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në futjen e metodave shkencore në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve. Shkëndija e drejtuar prej tij në vitet 1970 mbetet e paharrueshme për rezultatet e saj. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilësoi humbjen e tij të trishtueshme për futbollin shqiptar, duke e cilësuar Zyber Konçin një prej figurave më të spikatura të këtij sporti në Shqipëri. Homazhet në nderim të figurës së tij do të mbahen nesër nga ora 11:30 – 12:30 në hollin e tribunës qendrore të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?